Brexit, dorëhiqet edhe Dominic Raab
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82976-brexit_dorëhiqet_edhe_dominic_raab
Sekretari britanik për Brexit-in, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se nuk e mbështet dot me vetëdije të plote draftin e marrëveshjes me Bashkimin Europian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2018 09:13 Europe/Tirane
  • Brexit, dorëhiqet edhe Dominic Raab

Sekretari britanik për Brexit-in, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se nuk e mbështet dot me vetëdije të plote draftin e marrëveshjes me Bashkimin Europian.

Kryeministrja Theresa May njoftoi një ditë më parë se kishte siguruar mbështetjen e kabinetit të saj për paktin pas një takimi që zgjati 5 orë. Por disa ministra kane folur hapur kundër tij e ka të dhëna që tregojnë se pakënaqësia mes konservatoreve është e madhe, duke shkuar deri aty sa të diskutohet një mocion mosbesimi ndaj saj

Raab, mbështetës i fushatës për largim, zëvendësoi në këtë pozicionin ish-sekretarin David Davis, edhe ai i dorëhequr në shenjë proteste ndaj planeve të May-t për Brexitin.

Problemin kryesor, Raab e sheh tek regjimi rregullator i propozuar për Irlandën e Veriut, që përbën sipas tij një kërcënim shumë real ndaj integritetit të Mbretërisë së Bashkuar. Zyrtari argumenton se ujditë e bëra për të ndaluar rikthimin e një kufiri fizik në Irlandë do të rezultonin me BE-në që siguron kështu mundësinë e një vetoje mbi aftësinë e Londrës për shkëputje.

Largimi i Raab mund të shtojë presionin edhe ndaj anëtarëve të tjerë të kabinetit që të dorëhiqen, çka rrit gjasat e një efekti domino, i cili mund të përfundojnë me shpërbërjen e qeverisë.