Koreja e Veriut teston me sukses një armë të re
(last modified 2018-11-16T08:12:24+00:00 )
Nëntor 16, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut teston me sukses një armë të re

Koreja e veriut ka testuar me sukses një armë të re strategjike dhe të përparuar. Testimi i armës u bë në prani të Kim Jung-un liderit të Koresë së Veriut.

Testimi u krye në kohën kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në vitin 2019, por nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës për të lejuar shkeljen e premtimeve për t'i dhënë fund programit të armëve kimike,  tha sot nënpresidenti amerikan, Mike Pence. SHBA dhe Koreja e Veriut janë në bisedime për datën në të cilën udhëheqësit e dy shteteve do të kenë takimin e tyre të dytë, pas i pari në Singapor i mbajtur në qershor, ishte për hedhjen e bazave për ti dhënë fund konfliktit mes dy vendeve mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Një qendër studimi amerikane njoftoi të hënën se ka identifikuar të paktën 13 nga 20 bazat aktive me raketa, të padeklaruara  nga Koreja e Veriut, duke rritur sfidën me të cilën po përballen negociatorët amerikanë që kërkojnë të bindin Kim të braktisë programet e tij të armatimit.

Tags