Ish-kancelari gjerman në "listën e armiqve" të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83016-ish_kancelari_gjerman_në_listën_e_armiqve_të_ukrainës
Gjermania i bëri thirrje Ukrainës që të heqë nga interneti një listë të, siç thuhet, "armiqve të shtetit", pasi ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, është shfaqur në të.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2018 15:29 Europe/Tirane
  • Ish-kancelari gjerman në

Gjermania i bëri thirrje Ukrainës që të heqë nga interneti një listë të, siç thuhet, "armiqve të shtetit", pasi ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, është shfaqur në të.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se "e dënon fuqishëm" listën në ueb-faqen Mirotvorez, e cila drejtohet nga një i njohur i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov. Schroeder është listuar si "anti-ukrainas" për "mbrojtjen e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia", në vitin 2014. Edhe pse aneksimi ka qenë i paligjshëm, Schroeder ka pyetur: "Ju vërtet besoni se ndonjë president rus do ta ndryshojë këtë? Ky është një realitet me të cilin do të duhet të pajtohemi një ditë". Schroeder i ka bërë këto komente për gazetën gjermane Aachener Nachrichten.