CIA: Bin Selman ka dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83031-cia_bin_selman_ka_dhënë_urdhër_për_vrasjen_e_gazetarit_khashoggi
CIA amerikane ka arritur në përfundimin se urdhri për vrasjen e gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll, është dhënë nga princi i kurorës bin Selman.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 17, 2018 09:32 Europe/Tirane
  • CIA: Bin Selman ka dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit Khashoggi

CIA amerikane ka arritur në përfundimin se urdhri për vrasjen e gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll, është dhënë nga princi i kurorës bin Selman.

Gazeta Uashington Post thotë se CIA amerikane në përfundim të hetimeve të saj ka arritur përfundimit se Muhamed bin Selman, princi i kurorës në Arabinë Saudite ka dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit kritik Jamal Khashoggi. Sipas gazetës në fjalë, rezultati i CIA-s amerikane ka dhënë mundësi të shumta që pas vrasjes qëndron trashëgimtari bin Selman. Sipas kësaj gazete, Kongresi amerikan në ndëshkimin e autorëve përgjegjës për vrasjen e gazetarit Khashoggi nuk ka ndërmarrë hapat e duhur dhe duhet të sanksionojë edhe autoritete si Muhamed bin Selman.