Pheniani me teste të reja të armëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83032-pheniani_me_teste_të_reja_të_armëve
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri testimin e suksesshëm të një arme taktike "të teknologjisë së lartë", raportoi media shtetërore.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Nëntor 17, 2018 09:32 Europe/Tirane
  • Pheniani me teste të reja të armëve

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri testimin e suksesshëm të një arme taktike "të teknologjisë së lartë", raportoi media shtetërore.

Agjencia e lajmeve KCNA nuk dha detaje mbi llojin e armës, duke thënë vetëm se ajo është zhvilluar gjatë një periudhe të gjatë. Ky është raportimi i parë zyrtar i Koresë së Veriut për një test armësh, brenda një viti. Në një samit në muajin qershor, Kim dhe presidenti amerikan, Donald Trump, janë pajtuar se Gadishulli Korean duhet të denuklearizohet, por një plan i detajuar për këtë nuk është hartuar kurrë. Pheniani e ka bërë të qartë se nuk do të çarmatoset pa pasur diçka në këmbim. Por, Uashingtoni gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk do të ketë lehtësim të sanksioneve deri në "denuklearizim të plotë". Koreja e Jugut tha se është në proces të analizimit se çfarë arme testoi Pheniani.