Amnesty International kërkon ndërprerjen e shtijes së armëve për Arabinë Saudite
Organizata Amnesty International pasi ka përmendur disa nga aktet e tmerrshme dhe të egra të Arabisë Saudite si dënimet me vdekje, torturat, shtypja dhe vrasja e aktivistëve dhe gazetarëve, si vrasja e gazetarit në Konsullatën saudite në Stamboll, ka kërkuar ndërprerjen e shitjes dhe eksportit të armëve arabin Saudite.
Organizata Amnesty International në këtë raport ka deklaruar se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 me mbështetjen e Amerikës dhe Anglisë, ka filluar agresionin ushtarak kundër popullit të Jemenit dhe gjatë kësaj periudhe në mënyrë të paligjshme ka bombarduar shtëpitë, tregjet, shkollat, fabrikat dhe xhamitë e Jemenit. Në këtë raport gjithashtu thuhet se Amerika në vitin 2015 i ka shitur armë Arabisë Saudite në vlerë të 20 miliardë dollarëve. Nga ana tjetër, Anglia ka pranuar t'i shesë Arabisë Saudite armë në vlerë të 4 miliardë dollarëve.