Athinë, 19 të arrestuar pas marshimit të dhunshëm
Një total prej 19 personash u arrestuan nga forcat e policisë në Athinë gjatë përleshjeve me anarkistët.
Arrestimet janë bërë jashtë Politeknikut, në afërsi të Exarkisë dhe afër stacionit të metrosë "Ambelokipi".
Njerëzit u arrestuan pas marshimit që përkujtoi 45 vjetorin e një kryengritjeje studentore kundër ushtrisë greke.
Mijëra grekë protestuan në qendër të Athinës dhe pasi hodhën parrulla antiamerikane jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara , janë drejtuar lagjes “Eksarqia” për të nisur një valë përleshjesh me forcat e rendit.
Anarkistët dogjën edhe disa flamuj grekë dhe përdorën koktej molotov. Disa protestues u dëmtuan lehtë dhe u dërguan në spitalet e Athinës. Disa të tjerë janë shoqëruar në komisariat.