Turqia: Mbështetja amerikane për militantët kurdë 'gabim i madh'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83083-turqia_mbështetja_amerikane_për_militantët_kurdë_'gabim_i_madh'
Ministri i jashtëm turk deklaroi se mbështetja për të militantët kurdë sirianë të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG), është një "gabim i madh" për Uashingtonin, duke theksuar se çështja ka tensionuar marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2018 16:20 Europe/Tirane
  • Turqia: Mbështetja amerikane për militantët kurdë 'gabim i madh'

Ministri i jashtëm turk deklaroi se mbështetja për të militantët kurdë sirianë të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG), është një "gabim i madh" për Uashingtonin, duke theksuar se çështja ka tensionuar marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s.


Mevlut Cavusoglu e bëri këtë deklaratë të dielën në një takim me qytetarët turq në konsullatën turke në Nju Jork. "Pavarësisht se e njohin dhe pranojnë se YPG është e njëjta organizatë si PKK, konsideromi i këtij bashkëpunimi si të nevojshëm është me të vërtetë një gabim i madh i Uashingtonit", tha Cavusoglu duke shtuar se ai do të diskutojë gjerësisht lidhjet e Ankarasë-Uashingtonit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të martën. Gjithashtu të dielën, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu citoi ministrin turk të mbrojtjes Hulusi Akar të thoshte se i kishte thënë shefit të shtabit të ushtrisë së SHBA, Joseph Dunford, se Ankaraja priste që Uashingtoni të ndalonte mbështetjen e tij për YPG sa më shpejt që të ishte e mundur. "Ne përsërisim paralajmërimet tona dhe presim nga homologët tanë amerikanë që të marrin masat e nevojshme dhe të përfundojnë më shpejt të jetë e mundur marrëdhëniet e tyre me YPG, e cila nuk është ndryshe nga PKK sa ", deklaroi ministri turk i mbrojtjes.