Ekstradimi i liderit të FETO-s sërish në fokus
(last modified Sun, 18 Nov 2018 18:56:39 GMT )
Nëntor 18, 2018 19:56 Europe/Tirane
  • Ekstradimi i liderit të FETO-s sërish në fokus

Ekstradimi i Fetullah Gülenit, kreu i Organizatës Terroriste FETO, nga SHBA në Turqi, sërish ka ardhur në qendër të vëmendjes pas një pretendimi në SHBA, shkruan Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë po shqyrton metodat ligjore të ekstradimit të Gülenit në Turqi me qëllim që të zbusë presionin turk ndaj Rijadit për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tha kanali NBC News të enjten. Khashoggi, kolumnist i gazetës The Washington Post, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll. Pas disa javësh mohime për përfshirje në krim, Arabia Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por pohoi se familja mbretërore saudite nuk ka pasur njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit. Trupi i tij ende nuk i është kthyer familjes së tij, ndërkohë që disa raportime kanë theksuar se ai është tretur kimikisht. Megjithatë, raporti nga NBC News u hodh poshtë nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert. “Kemi marrë kërkesa të shumta nga qeveria turke lidhur me ekstradimin e Gülenit”, tha Nauert. “Ne vazhdojmë të vlerësojmë materialin që qeveria turke ka paraqitur duke kërkuar ekstradimin e tij”, tha ajo. Nauert shtoi se nuk ka lidhje mes ekstradimit të Gülenit dhe rastit Khashoggi.

 

Tags