Putin paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83115-putin_paralajmëron_amerikën
Presidenti i Rusisë ka paralajmëruar Amerikën se dalja nga traktati INF nuk do të qëndrojë pa përgjigje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2018 05:58 Europe/Tirane
  • Putin paralajmëron Amerikën

Presidenti i Rusisë ka paralajmëruar Amerikën se dalja nga traktati INF nuk do të qëndrojë pa përgjigje.

Vladimir Putin duke reaguar ndaj mundësisë të tërheqjes së Uashingtonit nga traktati INF, tha se Rusia është e gatshme të negociojë me Amerikën për traktatin në fjalë. Presidenti rus paralajmëroi mbi mundësinë e konfrontimit të Amerikës me Rusinë mbi traktatin INF. Traktati është nënshkruar në vitin 1987 dhe është një prej traktateve më të rëndësishme të arritur pas luftës së ftohtë. Në bazë të këtij traktati raketat me rreze të mesme veprimit nga 1 mijë deri në 5 mijë km dhe me rreze të shkurtër nga 500-1 mijë km duhen shkatërruar.