Iranofobia, pjesë e politikës së Amerikës në OKB
Përfaqësuesi i Iranit në OKB, tha se akuzat e ditës së hënë të përfaqësueses së dorëhequr të Amerikës në OKB, kundër Iranit, bazohen në informacione të sajuara dhe tha se ajo është e infektuar nga Iranofobia.
Në deklaratën e lëshuar nga përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në OKB thuhet se përfaqësuesja e Amerikës edhe një herë duke përdorur informacione të sajuara, takimin e KS të OKB kushtuar Lindjes së Mesme a ka shfrytëzuar për të hedhur akuza të pabaza kundër Iranit. Përfaqësuesja amerikane duke u mbështetur në informacione false, të sajuara dhe mashtruese të marra nga grupi terrorist MEK, ka akuzuar Iranin për kryerjen e akteve terroriste. Iranofobia është një sëmundje që ka infektuar prej kohësh përfaqësuesen e përhershme të Amerikës në OKB, gjë e cila përdoret për të mbuluar krimet e regjimit të Izraelit kundër palestinezëve dhe për të mbuluar mbështetjen e gjithanshme të Amerikës ndaj këtyre krimeve dhe që është detyrë kryesore e përfaqësisë së Amerikës në OKB. Nikki Halley, përfaqësuesja e dorëhequr e Amerikës në OKB, në takimin e KS të OKB pasi e ka quajtur të padrejtë raportin e Nikolai Mlladinov koordinatorit të OKB për paqen në Lindjen e Mesme, ka nxjerrë disa akuza kundër Iranit.