Kryeministri i Tunizisë akuzohet për grusht shteti kundër presidentit
Sekretari i përgjithshëm i partisë Zëri i Tunizisë ka akuzuar kryeministrin për projektimin e një grushti shteti kundër presidentit.
Salim Riahi, ka akuzuar kryeministrin Jusef Shahed të Tunizisë se është përpjekur të rrëzojë presidentin Gaed Sabesi me grusht shteti. Ai gjithashtu reformimin e kabinetit qeveritar nga ana e kryeministrit e ka quajtur komplot dhe paralajmëroi se partia Zëri i Tunizisë do të përballet me të tilla veprime, pasi sipas kushtetutës kryeministri më parë duhej të konsultohej me presidentit. Nga ana e tij presidenti Sabesi, veprimin e kryeministrit për reformimin e qeverisë e ka quajtur veprim shqetësues. Këtij qëndrimi të presidentit i janë bashkuar edhe disa deputetë të parlamentit.