Marrëveshja për “Brexit” miratohet nga krerët e BE-së në Bruksel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83306-marrëveshja_për_brexit_miratohet_nga_krerët_e_be_së_në_bruksel
Plot 18 muaj pas nisjes së negociatave, krerët e Bashkimit Europian kanë mundur të miratojnë, pas një konsensusi që mori më pak se një orë diskutimi, draft marrëveshjen e arritur mes negociatorëve europianë dhe atyre britanikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2018 09:20 Europe/Tirane
  • Marrëveshja për “Brexit” miratohet nga krerët e BE-së në Bruksel

Plot 18 muaj pas nisjes së negociatave, krerët e Bashkimit Europian kanë mundur të miratojnë, pas një konsensusi që mori më pak se një orë diskutimi, draft marrëveshjen e arritur mes negociatorëve europianë dhe atyre britanikë.

Përpara këtij hapi, Theresa May i kërkoi publikut deri edhe në lutje, përmes një letre të shkruar, mbështetje për marrëveshjen e saj të “Brexit”-it. Kryeministrja britanike ka thënë se marrëveshja e saj premton një “të ardhme të ndritur” për Britaninë, ndërkohë që dita e shkëputjes nga BE-ja vitin e ardhshëm do të jetë “një moment ripërtëritjeje dhe ripajtimi për të gjithë vendin tonë”.

Udhëheqësit e BE-së u mblodhën në Bruksel këtë të dielë, për një samit në të cilin do të vendosej miratimi ose jo i draftmarrëveshjes së arritur. Shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk rekomandoi një ditë më parë që të gjitha vendet ta miratonin. Edhe Spanja, e cila kishte kërcënuar me bojkot të samitit, mori pjesë, pasi mosmarrëveshja e minutës së fundit mbi Gjibraltarin u zgjidh gjatë së shtunës.