Marrëveshja e Brexit miratohet, kushtet e saj
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83332-marrëveshja_e_brexit_miratohet_kushtet_e_saj
Marrëveshja për ndarjen mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe Britania e Madhe do të ketë qasje në tregun e brendshëm të BE dhe nuk do të ketë dogana shtesë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2018 05:21 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Brexit miratohet, kushtet e saj

Marrëveshja për ndarjen mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe Britania e Madhe do të ketë qasje në tregun e brendshëm të BE dhe nuk do të ketë dogana shtesë.

Marrëveshja rregullon edhe të drejtat e qytetarëve nga të dyja anët, kërkesat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. BE i ka ofruar Britanisë së Madhe një lloj partneriteti “të ndershëm” ekonomik dhe politik. Përfaqësuesi i BE në negociatat për Brexit, Michel Barnier, thotë se marrëveshja “është një hap i domosdoshëm për rikthimin e mirëbesimit mes BE dhe Britanisë së Madhe.” Edhe pas Brexi-it raportet mbeten shumë të ngushta: “Ne do të mbetemi partnerë dhe miq.” Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, thotë se edhe PE qëndron pas kësaj marrëveshje. “PE e mbështetë këtë marrëveshje”, thotë Tajani. Deputetët e PE do të debatojnë dhe votojnë për këtë çështje në janar dhe në shkurt. Paketa e masave duhet të miratohet në PE dhe në Parlamentin britanik. Në Londër deri tani nuk ka ndonjë shumicë të qartë për këtë marrëveshje.