Soros ndal aktivitetet në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83353-soros_ndal_aktivitetet_në_turqi
Fondacioni Shoqëria e Hapur, në pronësi të George Soros, njoftoi sot (të hënën) se ka vendosur të ndalë aktivitetet e tij në Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2018 15:56 Europe/Tirane
  • Soros ndal aktivitetet në Turqi

Fondacioni Shoqëria e Hapur, në pronësi të George Soros, njoftoi sot (të hënën) se ka vendosur të ndalë aktivitetet e tij në Turqi.

Sipas agjencisë ISNA, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur e ka marrë këtë vendim pas "pretendimeve të pabazuar" në mediat turke që e ka bërë të pamundur që Fondacioni të veprojë në Turqi. Fondacioni, i zotëruar nga miliarderi George Soros, një biznesmen i njohur amerikan me origjinë hungareze, gjithashtu tha se hetimi i Ministrisë së Brendshme turke e ka lidhur këtë fondacion me protestën publike të pesë viteve të fundit në Stamboll , dhe kjo akuzë gjithashtu mohohet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Fondacioni Shoqëria e Hapur ka njoftuar se, në dritën e këtyre kushteve, planet dhe aktivitetet e saj në Turqi do të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur.