Cavusoglu: Incizimet gjatë vrasjes së Khashoggit, "të neveritshme"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83381-cavusoglu_incizimet_gjatë_vrasjes_së_khashoggit_të_neveritshme
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ka dëgjuar audio incizimet e “neveritshme”, në të cilat supozohet se dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e këtij shteti në Stamboll.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2018 16:23 Europe/Tirane
  • Cavusoglu: Incizimet gjatë vrasjes së Khashoggit,

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ka dëgjuar audio incizimet e “neveritshme”, në të cilat supozohet se dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e këtij shteti në Stamboll.

Cavusoglu ka thënë për të përditshmen gjermane, Sueddeutsche Zeitung: “E kam dëgjuar. Ai është vrarë brenda shtatë minutave. Ka qenë vrasje e qëllimshme”. Ministri turk ka thënë të ketë dëgjuar mjekun e forenzikës duke udhëzuar të tjerët që të dëgjojnë muzikë derisa ai i ka copëtuar trupin. Cavusoglu ka thënë: “Njëri dëgjohet se është duke e shijuar atë, ka dëshirë të copëtojë trupat. Është e neveritshme”. Turqia ka thënë se Khashoggi, koluminist i Washington Postit është vrarë muajin e kaluar nga një ekip prej 15 personave që janë dërguar nga Riadi. Ankaraja insiston se urdhri për vrasjen e gazetarit saudit ka ardhur nga nivelet më të larta të Qeverisë Saudite, por jo nga Mbreti Salman.