Trump mund të anulojë takimin me Putin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83397-trump_mund_të_anulojë_takimin_me_putin
Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se mund të anulojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin pas një përplasje detare midis Rusisë dhe Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2018 06:35 Europe/Tirane
  • Trump mund të anulojë takimin me Putin

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se mund të anulojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin pas një përplasje detare midis Rusisë dhe Ukrainës.

Trump tha për Uashington Post se ai ishte duke pritur për një "raport të plotë" pasi anijet ruse gjuajtën dhe sekuestruan tre anije ukrainase të dielën. Të dy udhëheqësit do të takohen në periferi të samitit të G20 në Buenos Aires më vonë këtë javë. Ndërkohë, SHBA i ka kërkuar shteteve evropiane të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën. Zëdhënësja e departamentit të shtetit Heather Nauert tha se Uashingtoni donte të shihte zbatim më të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë. Trump i tha Uashington Post se raporti që vjen nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare do të ishte "shumë përcaktues". "Ndoshta  nuk do të ketë takim me Putin, nuk më pëlqen agresioni, nuk më pëlqen agresioni fare", tha ai. Të dy burrat janë planifikuar të diskutojnë për sigurinë, kontrollin e armëve dhe çështjet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kur samiti të mblidhet të premten dhe të shtunën, u tha gazetarëve këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton.