Erdogan: Është kusht që OKB-ja të reformohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83416-erdogan_Është_kusht_që_okb_ja_të_reformohet
Presidenti turk Erdogan foli në takimin e Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OIC) të mbajtur në Stamboll.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2018 16:19 Europe/Tirane
  • Erdogan: Është kusht që OKB-ja të reformohet

Presidenti turk Erdogan foli në takimin e Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OIC) të mbajtur në Stamboll.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan bëri të ditur se është kusht që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të reformohet. Duke folur në takimin e Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OIC) të mbajtur në Stamboll, Presidenti Erdogan tha: “Kam dëshmuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbrojtur interesat e anëtarëve të përhershëm. 5 anëtarë të përhershëm dhe të gjithë janë të detyruar për të bërë atë çfarë thotë njëri prej tyre. Kam dëshmuar se ata nuk mendojnë për jetën e fëmijëve somalezë aq sa mendojnë për numrin e balenave në pole. Ne e dimë se ka shumë pakë vlera, të cilat ata i vlerësojnë përveç parave, naftës dhe diamanteve. Ne nuk jetojmë më në botën e pas Luftës së Parë Botërore. Tani u themelua një botë e re. Në Këshill janë 5 vende të përhershme dhe 15 anëtarë të përkohshëm. Ju lutem që askush të mos e mashtrojë njëri-tjetrin me këto 15 vende. Vendet anëtare të përkohshme nuk kanë asnjë vlerë aty. Çdo gjë ndodhet në duart e 5 vendeve të përhershme, madje në duart e vetëm një anëtari. Është kusht që sistemi i OKB-së të reformohet”. Presidenti turk Erdogan në fillim të fjalës së tij përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe në cilësinë e Kryetarit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Kryetarit të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar mysafirëve u urojë mirëseardhje në Turqi.