BE premton përkushtim të vazhdueshëm për marrëveshjen bërthamore të Iranit
Bashkimi Evropian ka përsëritur vendosmërinë e tij të fortë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit, formalisht i njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), pavarësisht vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump që të tërhiqet nga marrëveshja dhe të vendosë sanksione kundër Republikës Islamike.
Gjatë një takimi me ministrin e jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif në Gjenevë të Zvicrës të mërkurën, shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini vuri në dukje marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 si një element kyç për arkitekturën globale të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe vendimtare për sigurinë rajonale dhe globale. Më pas, ajo nënvizoi nevojën për zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes bërthamore nga të gjitha palët, duke përfshirë përfitimet ekonomike që dalin prej saj, thuhet një deklaratë në faqen e internetit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS). Mogherini dhe Zarif gjithashtu shkëmbyen pikëpamje për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Brukselit dhe Teheranit në fusha të ndryshme.