Protesta në Londër kundër Brexit
Qytetarët e Londrës janë mbledhur në një tubim protestues dhe kanë protestuar kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Kanali televiziv APTN njoftoi se me qindra persona janë mbledhur në një tubim protestues të mërkurën në rrugët e Londrës dhe kanë protestuar kundër lanit të Theresa May, kryeministres së Anglisë, për daljen e këtij vendi nga BE.
Nga ana tjetër Ben Wallace, ministri i sigurisë së Britanisë, ka deklaruar: “Mos arritja e marrëveshjes në lidhje me Brexit-in, do ta rrezikojë bashkëpunimin e sigurisë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë premtuar se pas zbatimit të marrëveshjes së Brexit-it, do të vazhdojnë bashkëpunimin në lidhje me çështjet e sigurisë nëpërmjet institucioneve si Europol dhe Eurojust, por akoma janë të paqarta kushtet në të cilat do të zhvillohet ky bashkëpunim.