Kanadaja sanksionon 17 sauditë për rastin Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83440-kanadaja_sanksionon_17_sauditë_për_rastin_khashoggi
Ministrja e Jashtme kanadeze Chrystia Freeland njoftoi se janë vendosur sanksione kundër 17 shtetasve sauditë të cilët dyshohet se ishin përgjegjës ose të lidhur me vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2018 13:29 Europe/Tirane
  • Kanadaja sanksionon 17 sauditë për rastin Khashoggi

Ministrja e Jashtme kanadeze Chrystia Freeland njoftoi se janë vendosur sanksione kundër 17 shtetasve sauditë të cilët dyshohet se ishin përgjegjës ose të lidhur me vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi.

Ministrja tha se këta persona do të ndaloheshin të hyjnë në Kanada dhe se pasuritë e tyre në vend do të bllokohen. Më parë, Gjermania dhe Franca vendosën ndalime të udhëtimit për 18 qytetarë sauditë lidhur me rolin e tyre të dyshuar në vrasjen e gazetarit saudit. As Parisi, as Berlini nuk zbuluan identitetin e atyre që janë objekt i këtyre sanksioneve.