Izolimi i Princit të Kurorës Saudite në Samitin e G20
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite u përball me takime të pakta në samitin e G20.
Gazeta "Wall Street Journal" ka shkruar se Princi i kurorës Saudite, Mohammed bin Salman po përballet me pasojat e rastit të vrasjes së Jamal Khashoggi, gazetarit disident saudit, posaçërisht në samitin e liderëve të G20. Në këtë raport thuhet se Mohammed bin Salman duke tentuar të sillej në një mënyrë që nuk ka asnjë lidhje me rastin e vrasjes së Khashoggi, mori pjesë në takimet e Buenos Aires, derisa u poshtërua nga udhëheqësit e vendeve të tjera të pranishem në samitin e G20. Wall Street Journal ka publikuar një pjesë të vlerësimit të CIA-s, ku thuhet se Muhamed bin Salman ka dhënë urdhrin për vrasjen e Khashoggi. CIA amerikane ka arritur në përfundimin se urdhri për vrasjen e gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll, është dhënë nga princi i kurorës bin Selman. Sipas kësaj gazete, Kongresi amerikan në ndëshkimin e autorëve përgjegjës për vrasjen e gazetarit Khashogi nuk ka ndërmarrë hapat e duhur dhe duhet të sanksionojë edhe autoritete si Muhamed bin Selman.