Pompeo: Amerika pezullon anëtarësimin e saj në traktatin INF
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83606-pompeo_amerika_pezullon_anëtarësimin_e_saj_në_traktatin_inf
Sekretari amerikan i shtetit ka thënë se Uashingtoni pezullon për 60 ditë anëtarësimin e tij në traktatin INF dhe do të rikthehet vetëm në rast se Moska zbaton zotimet e saj në këtë traktat.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 05, 2018 10:41 Europe/Tirane
  • Pompeo: Amerika pezullon anëtarësimin e saj në traktatin INF

Sekretari amerikan i shtetit ka thënë se Uashingtoni pezullon për 60 ditë anëtarësimin e tij në traktatin INF dhe do të rikthehet vetëm në rast se Moska zbaton zotimet e saj në këtë traktat.

I ndodhur në Bruksel, Mike Pompeo akuzoi Moskën për mashtrime në zbatimin e zotimeve të saj mbi kontrollin e armëve dhe pretendoi se nuk ka asnjë shenjë që të vërtetojë zbatimin e zotimeve të Rusisë në kuadër të traktatit INF. Më herët më 20 tetor, presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Rusinë për shkeljen e traktati INF dhe paralajmëroi tërheqjen e Uashingtonit nga ky traktat. Deri më tani presidenti amerikan ka tërhequr Uashingtonin nga shumë marrëveshje dypalëshe, shumëpalëshe dhe ndërkombëtare. Traktati INF është nënshkruar nga Amerika dhe Rusia në vitin 1987, cili ka nisur të zbatohet nga viti 1988.