BE mundohet të eliminojë dollarin
(last modified Thu, 06 Dec 2018 08:07:54 GMT )
Dhjetor 06, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • BE mundohet të eliminojë dollarin

Komisioni Evropian ka paraqitur një sërë masash për të rritur euron si monedhë rezervë globale për të sfiduar dollarin në transaksionet ndërkombëtare, duke përfshirë ato në sektorin e energjisë.

Një numër shtetesh kanë marrë rrugën e de-dollarizimit në një përpjekje për të ulur varësinë nga dollari dhe fuqia e tij në sektorin e energjisë, kryesisht në transaksionet me Iranin. Kur Uashingtoni imponon sanksione, aktorë të tjerë përballen me një zgjedhje të zymtë: ose të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit me shtetin nën sanksione, ose të dëbohen nga sistemi financiar botëror. Sistemi me sa duket funksionoi mirë për Shtetet e Bashkuara derisa luftërat tregtare të filluara nga Presidenti Donald Trump e ndryshuan gjendjen. Në një përpjekje për të sfiduar dollarin amerikan, Bashkimi Evropian ka miratuar plane për të demonstruar muskujt e euros në sektorë të tillë strategjikë, si energjia, mallrat dhe prodhimi i avionëve, raportoi Financial Times. Sipas mediave, arsyeja për këtë është politika e Trump "Amerika e para" që ka nënvizuar nevojën për të promovuar një "rol ndërkombëtar" më të fortë për euron dhe për të rritur sovranitetin ekonomik të bllokut evropian. "Në garën aktuale të paqartësive, konflikteve tregtare, sanksioneve jashtëterritoriale nga SHBA-të, pjesëmarrësit e tregut po kërkojnë alternativa", tha komisioneri i çështjeve të ekonomisë së BE, Pierre Moscovici. Nënpresidenti i komisionit, Valdis Dombrovskis, nga ana e tij, tha të mërkurën se monedha e përbashkët - euro - duhet të pasqyrojë peshën politike, ekonomike dhe financiare të eurozonës. Aktualisht, më shumë se 80 për qind e importeve të energjisë së Bashkimit Evropian paguhen duke përdorur dollarin, prandaj Brukseli kërkon që kryeqytetet e BE të garantojnë që marrëveshjet e nënshkruara "brenda kuadrit të marrëveshjeve ndërqeveritare të energjisë" të përpilohen dhe zbatohen me euro.

Tags