Në Suedi filluan negociatat mes grupeve jemenase për paqe në Jemen
Negociatat për paqe në Jemen mes delegacioneve të grupeve jemenase dhe Martinë Griffts, të dërguarit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Jemenit, filluan sot (të enjten) në Stokholm të Suedisë për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur paqen në Jemen.
Kanali televiziv Al Mejadin raportoi se sipas Martin Griffts, të dërguarit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Jemenit, negociatat mes palëve jemenase në Stokholm nuk do të zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ballë për ballë.Margut Valstrom, ministrja e jashtme e Suedisë, gjithashtu ka thënë se ekzistojnë shumë shpresa për arritjen e rezultatit të duhur në bisedimet mes palëve jemenase në Suedi. Ajo shtoi se puna e këtyre bisedimeve duhet të përqendrohet në përmirësimin e gjendjes kritike të popullit të Jemenit. Martin Griffts në konferencën për shtyp ka thënë: “Ne mund të largohemi nga Suedia në kohën kur këto negociata të kenë sjellë rezultate të mira për popullin e Jemenit. Për të arritur që t’i japim fund luftës në Jemen dhe për ta vendosur paqen në këtë vend, të tre palët jemenase duhet të marrin vendime të vështira. Në programin e këtyre bisedimeve janë çështja e portit Hudejdah dhe çështje të tjera dhe do të bisedohet edhe për shkëmbimin e të burgosurve dhe hapjen e aeroportit të Sanas”.