OBT paralajmëron mbi pasojat e luftës së tarifave të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83658-obt_paralajmëron_mbi_pasojat_e_luftës_së_tarifave_të_trump
Roberto Azevedo drejtori i përgjithshëm i OBT ka paralajmëruar mbi pasojat e luftës ekonomike dhe të tarifave të nisur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ka thënë se nga kjo luftë me padyshim asnjë nuk do të dalë fitues. Azevedo prej vitit 2013 mban kryesinë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e tregtisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 07, 2018 06:34 Europe/Tirane
  • OBT paralajmëron mbi pasojat e luftës së tarifave të Trump

Roberto Azevedo drejtori i përgjithshëm i OBT ka paralajmëruar mbi pasojat e luftës ekonomike dhe të tarifave të nisur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ka thënë se nga kjo luftë me padyshim asnjë nuk do të dalë fitues. Azevedo prej vitit 2013 mban kryesinë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e tregtisë.

Ai vuri në dukje se reformimi i OBT është i nevojshëm mirëpo pretendimet e Donald Trump dhe të funksionarëve të tjerë për atë se OBT është bërë shkak për humbjen e vendeve të punës në nivel botëror, janë deklarata krejtësisht të papranueshme. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se nëse ka mundësi, do të arrihet një marrëveshje me Kinën, mirëpo në rast se të dyja palët nuk mund të zgjidhin konfliktet e tyre, ai do të rikthejë tarifat. Trump ka thënë se ekipi i tij i këshilltarëve për tregti dhe Përfaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer, do të vlerësojnë nëse një “marrëveshje e vërtetë” me Kinën është e mundshme. “Nëse është e mundshme, do të realizohet”, ka thënë Trump në një postim në Twitter. “Por nëse jo, mos harroni, unë jam Njeriu i Tarifave”. Presidenti republikan ka përmendur mundësinë e zgjatjes së armëpushimit 90-ditor për tregti, për të cilin është pajtuar ai edhe presidenti kinez, Xi Jinping gjatë vikendit. “Negociatat me Kinën tashmë kanë filluar. Nëse nuk vazhdojnë, masa 90 ditore do të përfundojë pas një darke fantastike dhe takimit të ngrohtë me presidentin Xi në Argjentinë”, ka thënë Trump në Twitter. Të dy presidentët janë pajtuar për arritjen e një armëpushimi në luftën tregtare që ka prekur produkte në vlerë të miliarda dollarëve. Presidenti amerikan pati arsyetuar aplikimin e masave të tilla ndaj Kinës me ato që i ka cilësuar si “praktika të padrejta tregtare të këtij shteti” ndaj ekonomisë amerikane. Politikat e njëanshme të presidentit amerikan që bazohen në përdorimin e forcës dhe anashkalimin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare vetëm me qëllim që të zbatohen politikat dhe objektivat e Uashingtonit, janë bërë shkak për shtimin e përditshëm të kritikave dhe izolimin e mëtejshëm të Uashingtonit në nivel botëror. Donald Trump me sloganin e tij “ Amerika e Para” u ka dhënë prioritet interesave dhe objektivave të Amerikës dhe sigurisht pa marrë parasysh vendet e tjera. Ai është i mendimit se politikat e njëanshme dhe proteksioniste të Uashingtoni do të shtojnë fuqinë dhe dominimin e Amerikës tek vendet e tjera. Mirëpo kjo politikë e Donald Trump ka ngjallur reagimin dhe kritikat e shumë vendeve. Kritikat janë shtuar aq shumë saqë edhe partnerët dhe aleatët perëndimorë të Uashingtonit, janë ngritur kundër tij. Sot Evropa së bashku me disa vende të fuqishme si Rusia dhe Kina theksojnë në sistemin e multilitarizmit ndërsa politika e ndjekur nga Donald Trump ka shkaktuar turbullime në arenën ndërkombëtare që inkurajon vendet e tjera të ndjekin shembullin e sjelljes së Amerikës të Donald Trump, atë të utilitarizmit.