Gutteres: Negociatorët jemenas duhet të tregojnë elasticitet më të madh
(last modified Fri, 07 Dec 2018 11:15:43 GMT )
Dhjetor 07, 2018 12:15 Europe/Tirane
  • Gutteres: Negociatorët jemenas duhet të tregojnë elasticitet më të madh

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në krizën e Jemenit që me elasticitet dhe qëndrime optimiste, të çojnë përpara procesin e negociatave.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në deklaratën e Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, thuhet: “Duke mirëpritur organizimin e bisedimeve për paqe në Jemen që po kanë filluar në Suedi, thekson se negociatat për gjetjen e një rrugëzgjidhje rreth krizën në Jemen, mund të arrijnë rezultatin e duhur vetëm nëpërmjet bisedimeve mes vet palëve jemenase”.

Guterres në këtë deklaratë ka kërkuar nga grupet jemenase që të tregojnë më shumë elasticitet për të çuar përpara procesin e negociatave dhe të bisedojnë pa vendosjen e kurrfarë kushteve deri në zgjidhjen e plotë të krizës në Jemen.

Tags