Gutteres: Negociatorët jemenas duhet të tregojnë elasticitet më të madh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83666-gutteres_negociatorët_jemenas_duhet_të_tregojnë_elasticitet_më_të_madh
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në krizën e Jemenit që me elasticitet dhe qëndrime optimiste, të çojnë përpara procesin e negociatave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 07, 2018 08:45 Europe/Tirane
  • Gutteres: Negociatorët jemenas duhet të tregojnë elasticitet më të madh

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në krizën e Jemenit që me elasticitet dhe qëndrime optimiste, të çojnë përpara procesin e negociatave.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në deklaratën e Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, thuhet: “Duke mirëpritur organizimin e bisedimeve për paqe në Jemen që po kanë filluar në Suedi, thekson se negociatat për gjetjen e një rrugëzgjidhje rreth krizën në Jemen, mund të arrijnë rezultatin e duhur vetëm nëpërmjet bisedimeve mes vet palëve jemenase”.

Guterres në këtë deklaratë ka kërkuar nga grupet jemenase që të tregojnë më shumë elasticitet për të çuar përpara procesin e negociatave dhe të bisedojnë pa vendosjen e kurrfarë kushteve deri në zgjidhjen e plotë të krizës në Jemen.