Rusia: Veprimet provokuese të Ukrainës kanë krijuar krizën
Duke ju referuar tensioneve me Ukrainën, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) tha se këto tensione janë shkaktuar nga veprimet provokative të Ukrainës.
Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse të shtunën, tha: Disa anije detare ukrainase që nga muaji Gusht kanë kërcënuar me përdorimin e armëve kundër flotës ruse në Detin e Zi. Konflikti ndërmjet anijeve ruse dhe ukrainase dhe zhvillimet e mëvonshme, veçanërisht shpallja e gjendjes së luftës nga qeveria e Ukrainës, ka hyrë në një fazë të re në mosmarrëveshjen mes dy vendeve fqinje. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i bëri thirrje NATO-s që të dërgojë anije në Detin Azov, për të mbrojtur vendin e tij përballë Rusisë. Sot, takimi i OSBE kushtuar kontestit të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë që u mbajt në Milano të Italisë ka përfunduar pa asnjë rezultat.