Brazil, 21 të vrarë gjatë grabitjes së dy bankave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83709-brazil_21_të_vrarë_gjatë_grabitjes_së_dy_bankave
21 persona, duke përfshirë pesë pengje, u vranë në një sulm në dy banka në pjesën verilindore të Brazilit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 08, 2018 18:36 Europe/Tirane
  • Brazil, 21 të vrarë gjatë grabitjes së dy bankave

21 persona, duke përfshirë pesë pengje, u vranë në një sulm në dy banka në pjesën verilindore të Brazilit.

Lielson Landin, kryebashkiaku i qytetit të Milagers, tha se gjashtë nga grabitësit sulmuan bankat sot paradite, duke vazhduar shkëmbimi i zjarreve mes grabitësve dhe policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, gjashtë sulmuesit u vranë. Landin theksoi se në mesin e viktimave janë edhe pesë pengje, duke përfshirë një fëmijë. Media lokale thotë se policia ushtarake është ballafaquar me bandën. Dëshmitarët okularë pohojnë se shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur më shumë se 10 minuta.