Kristian-demokratët gjermanë kundërshtojnë ndaljen e ndihmës për palestinezët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83761-kristian_demokratët_gjermanë_kundërshtojnë_ndaljen_e_ndihmës_për_palestinezët
Partia Kristian-Demokrate Gjermane votoi kundër një plani që do të ndalonte financimin e Autoritetit Autonom Palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2018 14:58 Europe/Tirane
  • Kristian-demokratët gjermanë kundërshtojnë ndaljen e ndihmës për palestinezët

Partia Kristian-Demokrate Gjermane votoi kundër një plani që do të ndalonte financimin e Autoritetit Autonom Palestinez.

Sipas gazetës The Jerusalem Post, deputetët e CDU të kancelares Angela Merkel, votuan kundër një plani për të ndaluar ndihmën ndaj Autoritetit Autonom Palestinez dhe për të ndalur mbështetjen financiare për luftëtarët dhe familjet palestineze. Sipas këtij plani anti-palestinez i quajtur "Ndalimi i ndihmës ndaj AAP", qeveria gjermane duhet të ndalojë mbështetjen financiare për qeverinë e Palestinës. Gjithashtu, gazeta izraelite The Jerusalem Post  zbuloi se Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur një fushatë për të bindur vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që të mos lëvizin ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem.