Brazili mund ta braktisë paktin e OKB-së për migrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83798-brazili_mund_ta_braktisë_paktin_e_okb_së_për_migrantët
Brazili do të largohet nga pakti i Kombeve të Bashkuara për migrantët, ka thënë ministri në ardhje i këtij shteti, Ernesto Araujo, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe një numri të shteteve që kundërshtojnë marrëveshjen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 11, 2018 19:52 Europe/Tirane
  • Brazili mund ta braktisë paktin e OKB-së për migrantët

Brazili do të largohet nga pakti i Kombeve të Bashkuara për migrantët, ka thënë ministri në ardhje i këtij shteti, Ernesto Araujo, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe një numri të shteteve që kundërshtojnë marrëveshjen.

Araújo, që do të fillojë detyrën e tij si ministër i Jashtëm nën presidencën e Jair Bolsonaros ka thënë se pakti ndërkombëtar është “instrument i panevojshëm” dhe se kombet duhet të vendosin politikat e tyre. Me një numër rekord prej 21.3 milionë refugjatëve në botë, Kombet e Bashkuara patën filluar punën në një marrëveshje jodetyruese, pasi më shumë se 1 milion persona kanë arritur në Evropë më 2015, shumica prej tyre duke ikur nga Siria dhe varfëria në Afrikë. Pakti, që adreson çështje si është mbrojtja e migrantëve, integrimi i tyre dhe kthimi në shtëpi, është kritikuar rnga shumica e politikanëve të krahut të djathtë në Evropë, me arsyetimin se një gjë e tillë mund të rrisë imigrimin. Araújo ka thënë se Brazili do të vazhdojë të pranojë refugjatë nga Venezuela fqinje, mirëpo pika thelbësore është rikthimi i demokracisë në shtet. Bolsonaro, që nisë udhëheqësin më 1 janar, ka adoptuar atë që kundërshtarët e tij e kanë konsideruar si qasje të ashpër ndaj imigrimit.