Maduro: Amerika synon vrasjen time
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83841-maduro_amerika_synon_vrasjen_time
Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, ka akuzuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton se po përgatit një komplot për vrasjen e tij në bashkëpunim me udhëheqësin kolumbian Ivan Duque.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2018 20:01 Europe/Tirane
  • Maduro: Amerika synon vrasjen time

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, ka akuzuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton se po përgatit një komplot për vrasjen e tij në bashkëpunim me udhëheqësin kolumbian Ivan Duque.

“John Bolton po udhëheq planin për të përhapur dhunën dhe për të bërë një grusht shteti për të futur një qeveri kalimtare në Venezuelë”, tha Maduro në një konferencë për shtyp, e cila u transmetua drejtpërdrejt në faqen e tij në Facebook. “Bolton po përgatit një plan për vrasjen time. Këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump ka organizuar trajnimin e mercenarëve dhe njësive paraushtarake në vende të ndryshme që do të përdoren kundër Venezuelës, shtoi ai. Maduro pretendon se më shumë se 730 banditë të armatosur janë gati të fillojnë provokimet dhe të sulmojnë bazat ushtarake në Venezuelë. Sipas kreut të Venezuelës, komploti i Bolton po kryhet me përfshirjen e rëndë të Kolumbisë, me presidentin Ivan Duque që do rrëzimin e tij. Maduro madje e etiketoi Duque si kukull të Uashingtonit, i cili “pa lejen e ambasadorit amerikan në Bogota nuk mund të shkojë as në tualet”.