Erdogan: Dihen autorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83869-erdogan_dihen_autorët_e_vrasjes_së_gazetarit_jamal_khashoggi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se dihen kush janë autorët e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Kreu i shtetit turk u prononcua në lidhje me vrasjen e Khashoggit gjatë fjalës së rastit në Konferencën 1
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2018 15:52 Europe/Tirane
  • Erdogan: Dihen autorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se dihen kush janë autorët e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Kreu i shtetit turk u prononcua në lidhje me vrasjen e Khashoggit gjatë fjalës së rastit në Konferencën 1

. Gjyqësore të Gjykatave Kushtetuese dhe të Larta të Shteteve Anëtare/Vëzhguese të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI). Erdogani tha se vrasja e Jamal Khashoggit në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll nuk është një çështje që mund të injorohet, pasi kjo është realisht një çështje e hapur me të gjitha dimensionet e saj. Ai theksoi se vendi i krimit dihet, sikurse dihet që autori i tij është në mesin e 15 personave që erdhën në Turqi nga Arabia Saudite. “Neve u pyetëm një gjë autoriteteve që na dërguan: Autori është në mesin e këtyre 15 personave. Ju e dini se kush është ky autor dhe, nëse nuk e dini, jeni gjithashtu të aftë për ta zbuluar. Përgjigjja që na dhanë është kjo: ‘Aktualisht kemi arrestuar 18 persona’. Ndërsa më pas këtë shifër e rritën në 22”, u shpreh Erdogani. Lideri turk saktësoi gjithashtu se nga audioregjistrimet gjatë kryerjes së krimit është zbuluar që në mesin e personave të ardhur nga Arabia Saudite, rol aktiv kanë marrë veçanërisht ata që janë më pranë trashëgimtarit të kurorës saudite. Duke u ndalur edhe mbi takimin e prokurorit të përgjithshëm saudit me homologun e tij turk dhe prokurorin e Stambollit, Erdogani tha: “Erdhi dhe u takuan, por vetëm sa i zvarriti gjërat. Nuk i dha prokurorit të Stambollit asnjë informacion, asnjë dokument; ndërkohë që prokurori i Stambollit i dha atij çdo informacion të nevojshëm.” Për fat të keq – vijoi kreu i shtetit turk – disa qarqe dhe shtete nga bota islame nuk thonë të vërtetë dhe s’veprojnë me drejtësi për sa i takon vrasjes së Khashoggit.