Kisha ortodokse e Ukrainës shkëputet nga Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83935-kisha_ortodokse_e_ukrainës_shkëputet_nga_rusia
Priftërinjtë ortodoksë ukrainas po mbajnë një sinod historik në katedralen e Shën Sofisë në Kiev për të krijuar një kishë të re kombëtare, e cila nuk do të ketë lidhje me Rusinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Kisha ortodokse e Ukrainës shkëputet nga Rusia

Priftërinjtë ortodoksë ukrainas po mbajnë një sinod historik në katedralen e Shën Sofisë në Kiev për të krijuar një kishë të re kombëtare, e cila nuk do të ketë lidhje me Rusinë.

Mbledhja e sotme pason një vendim historik nga Patriarkana e Konstandinopojës, për të hequr kishën ortodokse të Ukrainës nga Patriarkana e Moskës, e cila ka mbikëqyrur degën ukrainase për qindra vjet. Vendimi zemëroi kishën ruse, duke e detyruar atë të shkurtojë të gjitha lidhjet me Konstandinopojën. Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tensionuar qëkur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas një kryengritje pro-perëndimore në Kiev.