Turqia do të punojë me Asadin nëse ai fiton 'zgjedhjet demokratike'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83940-turqia_do_të_punojë_me_asadin_nëse_ai_fiton_'zgjedhjet_demokratike'
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se qeveria e Ankarasë do të konsideronte punën me presidentin sirian Bashar Asad nëse ai fiton zgjedhjet demokratike dhe të besueshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 16:54 Europe/Tirane
  • Turqia do të punojë me Asadin nëse ai fiton 'zgjedhjet demokratike'

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se qeveria e Ankarasë do të konsideronte punën me presidentin sirian Bashar Asad nëse ai fiton zgjedhjet demokratike dhe të besueshme.

Ministri i jashtëm turk e bëri këtë deklaratë të dielën gjatë adresimit në Forumin Doha-2018. I pyetur nëse Turqia do të konsideronte bashkëpunimin me Asadin, Cavusoglu tha se fillimisht duhet të ketë zgjedhje në Siri dhe "nëse ato janë demokratike dhe të besueshme, atëherë të gjithë duhet ta konsiderojnë bashkëpunimin me Assadin". Ai më tej vuri në dukje se kushtetuta e re e Sirisë duhet të hartohet nga populli i këtij vendi. Më tej, në fjalën e tij, Cavusoglu tha se ai besonte se Presidenti i SHBA Donald Trump po konsideronte një politikë të largimit të SHBA nga Siria. Ndërkohë, në një intervistë me gazetën greke Kathimerini, presidenti sirian Bashar Asad kritikoi vendet perëndimore, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe SHBA-të së bashku me Arabinë Saudite, Katarin dhe Turqinë për mbështetjen e grupeve të ndryshme terroriste, duke thënë se ata "duhet të mbahen përgjegjës" për gjakderdhjen në Siri. Presidenti sirian më tej denoncoi si "agresion" operacionin turk në rajonin Afrin të Sirisë, duke thënë: "Ky është një pushtim. Çdo ushtar turk në tokën siriane përfaqëson pushtim". Ai shtoi se homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, "ishte caktuar nga Perëndimi, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për të ndërhyrë, dhe për ta bërë situatën më të komplikuar, sepse pa këtë ndërhyrje, kriza në Siri do të ishte zgjidhur shumë më shpejt. "