Gjermania ndal eksportin e armëve në Arabinë Saudite
Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se asnjë armë nuk do të eksportohej nga Gjermania në Arabinë Saudite.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se, përveç anulimit të lincesave të eksporteve të armëve nga Gjermania në Arabinë Saudite, janë anuluar edhe autorizimet e mëparshme për eksportin e armëve gjermane për regjimin e Riadit. Ai shtoi se armëpushimi në Jemen duhet të zbatohet për të ndihmuar miliona njerëz të përfshirë në krizë. Parlamenti Europian ka kërkuar prej kohësh një pezullim të shitjes së armëve për koalicionin e kryesuar nga Arabia Saudite që kryen agresion kundër Jemenit të varfër. "Qeveria gjermane shkel ligjin ndërkombëtar duke vazhduar furnizimet e saj të armëve në Arabinë Saudite, sipas Karl Justen, kreu i OJQ gjermane GKKE. Duke paraqitur një raport mbi eksportet e armëve gjermane të hënën, Justen në mënyrë specifike i referohej koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe tha se ky koalicion është "ende duke bërë një luftë në Jemen me shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare". Ai shtoi se furnizimet e armëve në Arabinë Saudite shkelin "rregullat e tregtisë së armëve që janë të detyrueshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe kundërshtojnë qëndrimin e përbashkët të BE-së mbi eksportin e mallrave dhe teknologjive ushtarake, si dhe ligjin mbi kontrollin e armëve. "