Putin: Kapaciteti ynë raketor është i pashoq!
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, duke i cilësuar të pakonkurrencë armët bërthamore të vendit të tij, theksoi se këto armë nuk konsiderohen shkelje të marrëveshjes për kufizimin e raketave me rreze të mesme veprimi dhe kërcënimet ndaj këtij Rusisë do të përballen me përgjigje adekuate.
Kanali televiziv APTN njoftoi se Vladimir Putin të martën në një bisedë me komandantët ushtarak në një prej bazave ajrore në Moskë, deklaroi: "Raketa "Kinzhal" është një raketë supersonike dhe parimisht konsiderohet raketë me rreze të mesme veprimi e cila ka rreze veprime deri 2000 kilometra, mirëpo është e veçantë dhe e pashoqë në botë. "Kinzhal" është një armë supersonike me shpejtësi dhjetë herë më shpejtë se sa shpejtësia e zërit dhe akoma askush nuk e ka në dispozicion një armë të tillë. Megjithëkëtë, kjo raketë nuk shkel traktatin INF".
Presidenti i Rusisë duke thënë se raketa "Kinzhal" ka arritur të forcojë në masë të konsideruar kapacitetin raketor të Rusisë, theksoi: "Nëse dikush dëshiron të na kërcënojë neve, edhe ne do të reagojmë në mënyrë adekuate".
Raketa "Kinzhal" aktualisht është vendosur në dispozicion të ushtrisë së Rusisë dhe sipas Putin, çfarëdo lloj veprimi i Amerikës për të dalë nga traktati për kufizimin e raketave me rreze të mesme veprimi INF), do të përballet me reagim adekuat.