Italia miraton ligjin: Të korruptuarit, largim përjetë nga administrata
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84036-italia_miraton_ligjin_të_korruptuarit_largim_përjetë_nga_administrata
Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon të luftoj korrupsonin në administratën publike e sjellë një transparencë të plotë ndaj financimeve partiake.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 19, 2018 19:47 Europe/Tirane
  • Italia miraton ligjin: Të korruptuarit, largim përjetë nga administrata

Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon të luftoj korrupsonin në administratën publike e sjellë një transparencë të plotë ndaj financimeve partiake.

Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon të luftoj korrupsonin në administratën publike e sjellë një transparencë të plotë ndaj financimeve partiake. Individët e dënuar për korrupsion do të largohen përjetë nga postet në administratën publike italiane e të gjitha forcat politike, lëvizjet politike, shoqatat e lidhura me to apo fondacaionet kanë detyrimin e publikimit online të të gjitha financimeve që nga shuma minimale 500 euro. Ky ligj i kërkuar fortësisht nga forca qeverisëse “Lëvizja 5 Yje” u miratua me shumicë votash nga Parlamenti Italian me votat kundër të demokratëve, e me mungesën në sallë të deputetëve të partisë “Forza Italia” me lider ish-kryeministrin Silvio Berlusconi. “Është një ditë historike”, u shpreh në sallën e parlamentit ministri italian i Drejtësisë, Alfonso Bonafede. Është një ligj për të gjithë qytetarët e ndershëm e për të gjithë sipërmarrësit që duan ta kryejnë mirë punën e tyre e për të gjithë personat që do ta bëjnë këtë vend të rilind”. Ia arritëm më në fund që në Itali kush korrupton apo korruptohet të ndëshkohet me ligj”, tha ai. Ligji i ri italian i antikorrupsionit parashikon norma të reja e mjaft të ashpra për këdo që dënohet qoftë dhe në shkallën e parë të gjykimit për korrupsion. Ky ligj largon përjetësisht nga postet publike të gjithë ata persona të dënuar për korrupsion, ryshfet, e përvetësim të pronës publike, të gjithë ata të dënuar për tentativë ryshfeti, korrupsioni e përvetësimi të planifikuar, si dhe të gjithë ata persona që ndikojnë e favorizojnë trafiqet e paligjshme. U hiqet përjetë mundësia e kontaktimit me administratën publike të gjithë sipërmarrësve të dënuar për korrupsion apo ryshfet.