700 priftërinj akuzohen për abuzime seksuale me fëmijët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84046-700_priftërinj_akuzohen_për_abuzime_seksuale_me_fëmijët
Prokuroria e përgjithshme e shtetit Ilinoi në Amerikë, ka akuzuar rreth 700 priftërinj për abuzime seksuale me fëmijët.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • 700 priftërinj akuzohen për abuzime seksuale me fëmijët

Prokuroria e përgjithshme e shtetit Ilinoi në Amerikë, ka akuzuar rreth 700 priftërinj për abuzime seksuale me fëmijët.

Lisa Madigan, prokurore e shtetit Ilinoi la thënë se faza e pare e hetimeve ka treguar se kisha katolike nuk mund të kontrollojë veten e saj. Ajo gjithashtu ka kritikuar masat e ndërmarra nga kisha për administrimin e akuzave të hedhura rreth abuzimeve seksuale me fëmijët. Në hetime paraprake janë akuzuar të paktën 685 priftërinj për abuzime seksuale me fëmijët. Gjykata e lartë e Pensilvanisë më herët ka nxjerrë një raport se 300 priftërinj katolik në 70 vitet e kaluara kanë abuzuar seksualisht me të paktën 1 mijë fëmijë. Vatikani shpeshherë është përballur me situata ku priftërinjtë akuzohen për veprime imorale si abuzimi seksual me fëmijët.