Atentat në Vjenë, 1 i vdekur 2 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84082-atentat_në_vjenë_1_i_vdekur_2_të_plagosur
Të pakën 1 person ka mbetur i vdekur dhe  2 të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbim zjarri me armë në një restorant të njohur turistik në qendër të Vjenës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2018 14:46 Europe/Tirane
  • Atentat në Vjenë, 1 i vdekur 2 të plagosur

Të pakën 1 person ka mbetur i vdekur dhe  2 të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbim zjarri me armë në një restorant të njohur turistik në qendër të Vjenës.

Ata u gjetën të plagosur pranë restorantit, tha departamenti i policisë lokale në një post në Twitter, duke shtuar se detajet e incidentit janë ende të paqarta.  Të shtënat u qëlluan në restorantin Figlmueller, që ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga katedralja ikonë e Shën Stefanit. Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr mbi dy njerëzit, tha policia, duke shtuar: "Mund të bëhet fjalë për atentat." Dëshmitarët thonë se ishin disa persona të armatosur që qëlluan para restoranit rreth orës lokale  13:30 të mesdites së të premtes (21 dhjetor). Incidenti nuk po trajtohet si sulm terrorist nga policia. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes pas një operacioni të madh kërkimi.