Atentat në Vjenë, 1 i vdekur 2 të plagosur
Të pakën 1 person ka mbetur i vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbim zjarri me armë në një restorant të njohur turistik në qendër të Vjenës.
Ata u gjetën të plagosur pranë restorantit, tha departamenti i policisë lokale në një post në Twitter, duke shtuar se detajet e incidentit janë ende të paqarta. Të shtënat u qëlluan në restorantin Figlmueller, që ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga katedralja ikonë e Shën Stefanit. Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr mbi dy njerëzit, tha policia, duke shtuar: "Mund të bëhet fjalë për atentat." Dëshmitarët thonë se ishin disa persona të armatosur që qëlluan para restoranit rreth orës lokale 13:30 të mesdites së të premtes (21 dhjetor). Incidenti nuk po trajtohet si sulm terrorist nga policia. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes pas një operacioni të madh kërkimi.