Mattis firmos tërheqjen e trupave nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84156-mattis_firmos_tërheqjen_e_trupave_nga_siria
Sekretari i dorëhequr i mbrojtjes në Amerikë në ditën e fundit të punës së tij si shef i Pentagonit ka firmosur urdhrin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 24, 2018 07:27 Europe/Tirane
  • Mattis firmos tërheqjen e trupave nga Siria

Sekretari i dorëhequr i mbrojtjes në Amerikë në ditën e fundit të punës së tij si shef i Pentagonit ka firmosur urdhrin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Me urdhrin e James Mattis është bërë e qartë se si dhe në c’kohë do të kryhet tërheqja e trupave nga Siria. Pentagoni deri tani nuk ka publikuar detajet e tërheqjes së trupave nga Siria. Pas disfatës së Amerikës në politikat e saj në Siri, presidenti amerikan Donald Trump ditën e mërkurë në formë të papritur njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Trump për të justifikuar vendimin e tij ka pretenduar se ISIS në Siri është zhdukur. Vendimi i Trump për tërheqjen e trupave nga Siria është kundërshtuar gjerësisht dhe në shenjë proteste sekretari i mbrojtjes James Mattis ka dhënë dorëheqje. Në vend të Mattis, presidenti amerikan ka zgjedhur Patrik M. Shanaham në postin e sekretarit të mbrojtjes.