10 vjet burg për kreun e lëvizjes Vëllazëria Myslimane në Egjipt
(last modified Mon, 24 Dec 2018 09:57:51 GMT )
Dhjetor 24, 2018 10:57 Europe/Tirane
  • 10 vjet burg për kreun e lëvizjes Vëllazëria Myslimane në Egjipt

Gjykata e Egjiptit ka lëshuar verdiktin për dënimin me 10 vjet burg të liderit të lëvizjes Vëllazëria Myslimane.

Muhamed Badie kreu i grupit Vëllazëria Myslimane është dënuar me 10 vjet burg, njoftoi agjencia Saba Today. Përveç kësaj 77 persona të tjerë të akuzuar në këtë dosje janë dënuar më nga 15 vjet burg, 37 persona me nga 3 vjet ndërsa 12 të akuzuar në mungesa janë dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas prokurorisë egjiptiane personat në fjalë akuzohen për djegien e qendrës së policisë në vitin 2013 pas largimit të Muhamed Morsi nga pushteti. Më herët gjykata kishte lëshuar dënimin me vdekje për Muhamed Badie.