Bisedë telefonike mes presidentëve të Amerikës dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84158-bisedë_telefonike_mes_presidentëve_të_amerikës_dhe_turqisë
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar sot se ka biseduar me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për tërheqjen e "ngadalshme dhe shumë të koordinuar" të trupave amerikane nga Siria.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2018 07:27 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes presidentëve të Amerikës dhe Turqisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar sot se ka biseduar me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për tërheqjen e "ngadalshme dhe shumë të koordinuar" të trupave amerikane nga Siria.

"Pas shumë vitesh ata do të kthehen në atdheun e tyre" shkroi në Twitter Presidenti republikan, duke bërë me dije gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike të gjatë dhe produktive me Erdogan. Sipas Trump, me homologun turk ata folën edhe Organizatën e Shtetit Islamik, angazhimin e ndërsjellë në Siri dhe marrëdhëniet tregtare që janë 'zhvilluar ndjeshëm'. Trump njoftoi të mërkurën se do të tërhiqte sa më shpejt të jetë e mundur 2.000 ushtarët amerikanë të vendosur në verilindje të Sirisë, të cilët aktualisht luftojnë së bashku me milicitë arabo-kurde kundër ISIS. Kjo tërheqje në fakt e lë milicinë kurde të YPG pa mbështetje ushtarake, ndërsa Rexhep Tajip Erdogan kërcënon ta sulmojë atë, duke i marrë parasysh kurdët si luftëtarë. Vendimi i presidentit amerikan ka shkaktuar reagime në SHBA dhe tek  aleatët e tij ndërkombëtarë. Kjo lëvizje e Trump çoi në dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në koalicionin ndërkombëtar të cilët kundërshtonin tërheqjen e trupave.