Lavro: Amerika vazhdimisht shkel rezolutën e KS të OKB rreth Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84171-lavro_amerika_vazhdimisht_shkel_rezolutën_e_ks_të_okb_rreth_sirisë
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se Amerika në mënyrë të vazhdueshme shkel rezolutën e KS të OKB në lidhje me të drejtën e sovranitetit dhe pavarësisë së Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2018 17:16 Europe/Tirane
  • Lavro: Amerika vazhdimisht shkel rezolutën e KS të OKB rreth Sirisë

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se Amerika në mënyrë të vazhdueshme shkel rezolutën e KS të OKB në lidhje me të drejtën e sovranitetit dhe pavarësisë së Sirisë.

Sergei Lavrov në një intervistë me “Rianovovesti”, ka thënë: “Amerikanët pavarësisht se pretendojnë se do t’i japin fund pranisë ushtarake të paligjshme në Siri, ata në mënyrë të vazhdueshme shkelin të drejtën e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetin territorial të Sirisë”.

Ministri i jashtëm i Rusisë shtoi: “Forcat ushtarake amerikane në Siri nuk luftojnë, por vetëm e mundojnë veten dhe të tjerët, prandaj në bazë të kësaj Uashingtonit po mundohet që largimi i forcave amerikane nga Siria të mos interpretohet si “arratisje””.

Shefi i diplomacisë ruse në lidhje me pasojat e veprimeve të njëanshme të Amerikës duke përfshirë edhe daljen nga traktati INF, ka paralajmëruar duke thënë: “Kjo politikë e Amerikës do të rezultojë me një rivalitet të ri të armatimit dhe do të shkaktojë një situatë çmimi i të cilës është një gabim përcaktues dhe vdekjeprurës”.