Pehniani dënohet me 501 milionë dollarë për vdekjen e një amerikani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84192-pehniani_dënohet_me_501_milionë_dollarë_për_vdekjen_e_një_amerikani
Një gjykatë në Uashington dënoi dje Korenë e Veriut me 501 milionë dollarë për përgjegjësinë e saj në vdekjen e qytetarit amerikan, Otto Warmbier, duke gjykuar se studenti kishte qenë viktimë e torturave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2018 10:32 Europe/Tirane
  • Pehniani dënohet me 501 milionë dollarë për vdekjen e një amerikani

Një gjykatë në Uashington dënoi dje Korenë e Veriut me 501 milionë dollarë për përgjegjësinë e saj në vdekjen e qytetarit amerikan, Otto Warmbier, duke gjykuar se studenti kishte qenë viktimë e torturave.

“Familja amerikane, Warmbier, pësoi drejtpërdrejtë brutalitetin e Koresë së Veriut kur (regjimi i Phenianit) ndaloi djalin e tyre për ta përdorur si një peng në dredhitë e këtij shteti totalitar dhe në përballjen e tij me SHBA-në”, theksoi gjyqtarja Beryl Howell, pas padisë së bërë nga familja e të riut që u mbajt i burgosur për 18 muaj dhe që vdiq më qershor 2017 pasi u riatdhesua.