Rusia me një superarmë të re
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84232-rusia_me_një_superarmë_të_re
Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re hipersonike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 26, 2018 18:13 Europe/Tirane
  • Rusia me një superarmë të re

Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re hipersonike.

Nisjen e testit e mbikëqyri vetë presidenti, Vladimir Putin, i cili deklaroi se kjo arme është e pamundur të diktohet dhe se do të garantojë sipas tij, sigurinë e Rusisë në dekadat që do të vijnë. Parametrat e armës u verifikuan me sukses gjatë nisjes së saj në bazën raketore në Dombarovskiy në malet Urale. Sipas zyrtareve ruse, ajo arriti të godasë me sukses një objektiv të ndodhur 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes. Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Sistemi i ri do të hyjë në shërbim të forcave armatosur ruse vitin e ardhshëm. Putini tha se “Avangardi” posedon një gamë ndërkontinentale, dhe mund të fluturojë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit.