Berlini kundërshton vendosjen e raketave atomike të Amerikës në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84273-berlini_kundërshton_vendosjen_e_raketave_atomike_të_amerikës_në_gjermani
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka shprehur kundërshtimin e Berlinit ndaj vendosjes së raketave atomike amerikane me rreze të mesme veprimi në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2018 06:28 Europe/Tirane
  • Berlini kundërshton vendosjen e raketave atomike të Amerikës në Gjermani

Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka shprehur kundërshtimin e Berlinit ndaj vendosjes së raketave atomike amerikane me rreze të mesme veprimi në këtë vend.

Heiko Mass, ka paralajmëruar se nëse anulohet marrëveshja 30 vjeçare mes Amerikës dhe Rusisë e njohur me emrin INF, atëherë Gjermania do të rezistoj ndaj vendosjes së raketave me rreze të mesme veprimi dhe bërthamore në Gjermani. Evropa në asnjë mënyrë nuk duhet të futet në kontestin dhe në garën e re të armatimeve sidomos ato bërthamore. Kohë më parë Amerika ka deklaruar se do të tërhiqet nga traktati INF. Ky traktat deri më sot e ka ndaluar Uashingtonin që të vendosë armë bërthamore në Evropë. Traktatit INF është nënshkruar në vitin 1987 nga krerët e Amerikës dhe të ish Bashkimit Sovjetik dhe ishte një prej vendimeve kryesore për t’i dhënë fund luftës së ftohtë.