Junker: Rumania nuk ka aftësi për të kryesuar Bashkimin Evropian
Kreu i Komisionit Evropian, në prag të marrjes së udhëheqjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Rumania, ka thënë se, Rumania nuk ka aftësi për të kryesuar Bashkimin Evropian.
Jean-Claude Juncker, në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt, tha se qeveria rumune nuk ka aftësinë dhe gatishmërinë për të udhëhequr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa situata e brendshme në këtë vend është e tillë që Rumania nuk mund të shihet si udhëheqëse e Bashkimit Evropian. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin janar dhe i bëri thirrje kryeministres të japë dorëheqje. "Sipas mendimit tim, ne nuk jemi të përgatitur për këtë", tha Iohannis të hënën në Bukuresht. Viorica Dancila, politikane nga Partia Social-Demokrate që ka pushtetin në Rumani, është emëruar kryeministre në janar dhe që atëherë është kritikuar si figurë në një qeveri që në fakt drejtohet nga shefi i Social-Demokratëve, Liviu Dragnea, i cili nuk ka mundur të bëhet kryeministër, për shkak të një dënimi për manipulim me vota.